Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Kiara Tito sërish nënë? Moderatorja flet për raportin me Luizin: Imagjinoni kur të bëjmë të dytin...

Shkruar nga Newsbomb
Kiara Tito sërish nënë? Moderatorja flet për raportin me
Kiara, Luizi dhe Luna

Kiara dhe Luizi janë një ndër çiftet më të komentuara. Pa çka se ka kaluar kohë nga përfundimi i Big Brother Vip 2, ata kanë arritur të mbajnë dashurinë dhe vëmendjen e ndjekësve të freskët, njëjtë si dhe në fillim.

Prej muajsh Kiara është bërë nënë dhe të pakta kanë qenë ato intervista ku të ketë folur gjerë e gjatë për mëmësinë. E ftuar në emisionin “Pardon My French”, Kiara ka treguar që me të voglën e saj, Lunën, lidhjen e fortë e ka pasur që kur ajo rritej në barkun e saj.

“Kam marrë statusin më të bukur në botë. Me Lunën e kam pasur kiminë që kur e kam pasur në bark. Nuk më ka ndodhur që mos ta kem atë lidhjen me bebushen, thjesht nuk kam qenë nga ato mamat me fiksime. Kam qenë shumë e lirshme dhe shumë mirë kam bërë, sepse goca është për bukuri dhe i kam hequr vetes një stres të kotë që duhet ta heqë çdo mama. Këto gjëra që mos ta marrin më sysh nuk i besoj fare. Tani që të sjellësh në jetë një fëmijë nuk është fushë me lule. Patjetër që ka vështirësitë e veta dhe besoj që do të flasim edhe për këto”, tha Kiara teksa më tej u pyet edhe lidhur me marrëdhënien e saj me Luizin, si ka ndikuar e vogla në raportin e tyre e ka forcuar apo jo.

Sipas studimeve, thuhet se ardhja në jetë e një fëmije mund ta ftohë pak marrëdhënien në çift. A ka ndodhur një gjë e tillë mes saj dhe Luiz Ejllit?

Kiara Tito: Absolutisht, jo. E vetmja gjë që ka ndodhur është se ka pasur disa momente gjatë shtatzënisë që kam qenë pak më me nerva, që askush nuk e beson këtë duke më njohur, por më ka bërë përshtypje qetësia e Luizit. Domethënë ka pasur një lloj qetësie që më ka habitur. Me të vërtetë. Mënyra se si ka menaxhuar qoftë nervat të një gruaje me hormone, por më ka habitur me të vërtetë. Luna na ka sjellë veç lumturi dhe na e ka përmirësuar akoma edhe më shumë marrëdhënien. Na ka lidhur më shumë me njëri-tjetrin. Imagjino kur të bëjmë të dytin se çfarë do të bëhet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese