Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Kapërceu murin e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, Gjesti në gjendje të rënduar psikologjike: S’po më kuptoni, dy persona po më..

Shkruar nga Newsbomb
Kapërceu murin e shtëpisë së “Vëllait të
Gjesti

Një ngjarje pazakontë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku Gjesti kapërceu murin rrethues të shtëpisë.

Pas këtij veprimi, Vëllai i Madh dërgoi një zarf të zi brenda shtëpisë, duke njoftuar se këngëtari ka thyer rregullat, dhe për këtë do të marrë ndëshkimin gjatë spektaklit të së shtunës.

Vëllai i Madh njoftoi se Gjesti ishte hedhur në perimetrin e dytë të shtëpisë, i cili po ashtu është 24 orë është nën monitorimin e kamerave dhe stafit të sigurisë.

“Vëllai i Madh ju njofton se Gjesti ka thyer rregullat duke u kaluar murin e oborrit. Ai është hedhur në rrethimin e dytë të perimetrit të shtëpisë, i cili është po ashtu 24 orë nën monitorimin e kamerave dhe stafit të sigurisë. Vëllai i Madh e ka rikthyer Gjestin menjëherë brenda, pasi është siguruar që ai gëzon shëndet të plotë. Të shtunën në live, do të njoftoheni për detajet dhe vendimin e marrë”, shkruhej në zarf.

Ndërkohë, pas këtij zarfi, ka qenë vetë Gjesti i cili ka shpjeguar arsyen e veprimit të tij, duke u shprehur se ka një ngarkesë të madhe të shkaktuar nga dy persona.

“Pata një moment të vështirë. Po mbaj një ngarkesë të madhe nga dy persona brenda që s’ma kupton asnjë. E di që kam thyer rregulla. I kërkoj falje Vëllait të Madh dhe gjithë publikut që u shqetësua për gjendjen time. Pata një moment shumë të vështirë”, u shpreh Gjesti pas leximit të zarfit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese