Teksa gjithë ish-banorët tashmë, të Big Brother Vip Albanbia, janë mbledhur edhe njëherë të fundit së bashgku për “Post BBVA”, deklarata të reja të pazbulura më parë kanë dalë në dritë. Duke sjellë kështu edhe ballafaqime të reja mes ish-banorëve.
Sipas një klipi të shfaqur, vetëm pak ditë para finales Rogerti ka deklaruar brenda shtëpisë së Big Brother se për Juelën ka pasur pëlqim, por për çdo gjë është frenuar sepse është i martuar.
Pasi dëgjoi këto deklarata, Juela u shtang në studio duke u shprehur se mund ta ketë thënë gabimisht, por Rogerti i është “përgjigjur” po me pyetje: Kush është shprehur gabimisht moj?
Pjesë nga diskutimi:
Juela: Nga klipi i fundit duket sikur kënga ime duket si dedikim për Rogertin… po ti pse u përlote?
Rogerti: Sepse ti sakrifikove….
Juela: Unë isha shumë e lumtur që ishe në finale
Rogerti: Nuk më ke mbrojtur aq shumë sa duhej, Livia më ka mbrojtur më shumë….
Ledioni: Nëse nuk do ishe i martuar a do të kishe pëlqim për Juelën?
Rogerti: Patjetër o vëlla, më ka bërë gruan xheloze. Ajo ka takuar gruan time dy herë në kafe
Juela: Ai është shprehur gabimisht
Rogerti: Kush është shprehur gabimisht moj?
Juela: Ai mua nuk më pëlqen në atë aspekt, si njeri më pëlqen shumë
