Një nga banoret më të përfolura të Big Brother Vip Heidi Baci, ka lënë për disa momente shtëpinë e madhe, pasi ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5-së”.
Këtë surprizë Heidi e përfitoi pas shtypjes së pulsantit. Ajo gjatë kësaj interviste foli për marrëdhënien e saj me Romeon, ku tha se gjërat do të shihen edhe jashtë.
“Okej, ishte dasmë simbolike, por janë ca gjëra që duhen parë edhe jashtë. Jeta ime është shumë ndryshe, ca gjëra duhen parë. Por, ne nuk luajmë. Nuk është në qëllim tona”, u shpreh Hejdi.
Ndërsa e pyetur se çfarë mund të mendojnë prindërit e saj për lidhjen, Heidi tha se është e bindur se ata e mbështesin për zgjedhjen që ka bërë.
“Ata duan që unë të jem e lumtur. E dinë që jam një gocë me këmbë në tokë, por më mbështesin në gjërat e mia personale”, tha ajo ndër të tjera.