Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

FOTOT/ Xhemi dhe Juli prezantojnë sot Fiks Fare, por kush janë dy velinat bukuroshe?! Njëra e dashura e banorit të Big Brother

Shkruar nga Newsbomb
FOTOT/ Xhemi dhe Juli prezantojnë sot Fiks Fare, por kush janë dy
Dori Staka dhe Luisa Alexis

Moderimi i emisionin investigativ “Fiks Fare” këtë sezon i është besuar dy nga figurave shumë të dashura të publikut shqiptar, Julian Deda dhe Xhemi Shehu.

Por kureshtje ka ngjallur se kush do të jenë dy velinat bukuroshe që do të shoqërojnë në studion e emisionit investigativ Julin dhe Xhemin.

Njëra bjonde dhe tjetra brune, dy velinat nuk janë të panjohura për publikun.

Dori Staka, e dashura e koreografit dhe ish-banorit të Big Brother VIP, Albi Nako do të jetë velina bjonde, ndërsa brunia “caliente” Luisa Alexis Calderon Paez e cila vjen nga Spanja.

FOTOT/ Xhemi dhe Juli prezantojnë sot Fiks Fare, por kush janë dy
Dori Staka dhe Luisa Alexis Calderon Paez

Velinat janë balerina profesioniste, diplomuar të dyja për koreografi dhe janë mjaft të njohura në botën e shoë bizit shqiptar e atij ndërkombëtar.

Dori u bë e njohur me tepër gjatë qëndrimit të Albi Nako në shtëpinë e BBVA ku edhe treguan se prej kohësh bashkëjetojnë.

Ajo është e profilizuar në disiplinën e streat jazz dhe merr pjesë në ëork shop-e kërcimi të organizuara në qytete të Europës si Milano, Genova, Frankuft, Amsterdam, etj. Gjithashtu Dori ka bashkëpunuar me si koreografe me këngëtaren më në zë, Elvana Gjata.

FOTOT/ Xhemi dhe Juli prezantojnë sot Fiks Fare, por kush janë dy
Dori Staka

Ndërsa spanjollja Luisa pas diplomimit, përveç punës si balerinë dhe koreografe në vendin e saj, ku ka performuar krahas emrave të njohur të muzikës spanjolle, fitoi një bursë studimi në Moma Academy Milano.

Gjatë këtyre viteve ka bashkëpunuar me DJ të famshëm si DJ.Diplo, Afrojack, Steve Aoki, Marnik, Jimmy Sax. Mbetet për t’u përmendur puna e saj si balerinë me Laura Pausinin , Sffera, Fred de Palma, Gypsy Kings etj.

Prej 4 vitesh është pjesë e pandarë si balerinë dhe koreografe e tureve që organizon këngëtarja Elettra Lamborghini.

FOTOT/ Xhemi dhe Juli prezantojnë sot Fiks Fare, por kush janë dy
Luisa Alexis

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese