Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Egli dhe Gjesti kanë kryer marrëdhënie? Reperi sherr me Rozanën: E nëse po, e ka bërë për vete! A je nëna e saj?

Shkruar nga Newsbomb
Egli dhe Gjesti kanë kryer marrëdhënie? Reperi sherr me
Gjesti dhe Rozana

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka shpërthyer një debat i ashpër mes Gjestit dhe Rozanës, pas informacioneve të sjella nga jashtë nga G Bani. Ai deklaroi se Gjesti dhe Egli kanë pasur marrëdhënie intime brenda në shtëpisë.

Rozana ndau këtë informacion me banorët e tjerë, gjë që shkaktoi reagimin e fortë të Gjestit. Ai e akuzoi atë për manipulim dhe përpjekje për ta vënë Eglin në një pozitë të vështirë para të gjithëve. Gjithashtu Gjesti thekson se nuk është e drejtë të cenohet morali i një femre.

“Manipuluese e keqe, duke u munduar ta nxjerrësh vajzën keq. T’ia cënosh moralin, a kush je ti. Më shiko në sy, a është mirë me prek në moral një femër”, u shpreh Gjesti.

Më tej, Gjesti shtoi: “Edhe nëse ka bërë, ka bërë për vete. A je nëna e saj, a je halla e madhe. Kush je ti? ”.

Në kulmin e debatit, Gjesti e quajti Rozanën “të pafytyrë” dhe i tha se duhej t’i vinte turp për qëndrimin e saj. Nga ana tjetër, Rozana mohoi akuzat dhe i kërkoi Gjestit të largohej.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese