Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Dhunoi dhe tërhoqi zvarrë të dashurën, reperi i famshëm reagon pas videos shokuese: Sjellja ime është e pafalshme

Shkruar nga Newsbomb
Dhunoi dhe tërhoqi zvarrë të dashurën, reperi i famshëm
Reperi Sean "Diddy" Combs dhunon barbarisht të dashurën në hotel

Reperi i njohur Sean "Diddy" Combs ka zgjedhur të reagojë në lidhje me videon virale ku ai shfaqet duke dhunuar të dashurën e tij dhe më pas e tërheq zarrë.

Video tronditëse ku dhunon barbarisht të dashurën e tij, këngëtaren Casandra "Cassie" Ventura është publikuar nga “CCTV” dhe prej dy ditësh është bërë virale dhe ka shkaktuar shumë reagime kudo në rrjet.

Përmes një reagimi në Instagram, reperi Sean “Diddy” Combs ka shprehur pendesë të lartë dhe thënë se ajo sjellje është e pafalshme.

“Është shumë e vështirë të reflektosh për momentet më të errëta në jetën tënde, por ndonjëherë duhet ta bësh këtë. Isha i mërzitur. Unë arrita në fund. Por nuk kërkoj justifikime. Sjellja ime në atë video është e pafalshme. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia në atë video”, - dëgjohet të thotë Combs në një video në Instagram. 

Ndërsa më tej ai ka thënë që në atë periudhë ka bërë edhe terapi për gjendjen në të cilën ndodhej. 

“Ndjeva neveri atëherë kur e bëra. Ndjej neveri tani. Shkova dhe kërkova ndihmë profesionale. Më duhej të shkoja në terapi, të shkoja në rehabilitim. Duhej t’i kërkoja Zotit mëshirën e tij. Më vjen shumë keq, por unë jam i përkushtuar të jem një njeri më i mirë çdo ditë”, - shton ai. 

Në video, Ventura shihet duke dalë me shpejtësi nga një dhomë hoteli me një çantë në dorë dhe ecën drejt ashensorit. Por Combs, duke mbajtur një peshqir rreth belit, vrapon në korridor pas saj. Ai e kap nga qafa dhe e përplas ne dysheme. Teksa mbante ende peshqirin me njërën dorë, ai e godet me shqelma.

Teksa ish partnerja e tij qëndron në dysheme duke rënkuar nga dhimbjet, ai merr çantën e saj përpara se të kthehet për ta goditur sërish.

Mes dy goditjeve kalojnë rreth katër sekonda dhe më pas reperi e tërheq zvarrë Venturën drejt dhomës së hotelit.

Disa sekonda më vonë, ai ulet në një karrige, merr një send nga tavolina dhe e hedh me forcë drejt saj. Combs shihet duke u larguar dhe më pas kthehet tek Ventura edhe një herë ndërsa dera e ashensorit hapet dhe dikush del nga aty.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese