Reperi Stresi ka folur në lidhje me deklartën e Bernardit në “Big Brother VIP”, i cili pak ditë më parë konfirmoi se ishte homoseksual.
Stresi tha se këta persona po zhdukin fjalën nënë dhe baba. Duke folur në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio ai tha se ka më shumë respekt për ata që e mbajnë të fshehtë që janë homoseksualë.
“Këta njerëz flasin kundër urrejtjes, kur urrejnë familjen e vet. E urrejnë sepse nuk janë askush që të zhdukin fjalën ‘nënë’ e ‘bab’. Këta po e zhdukin.
Këto specie të tilla, nuk e di si marrin guximin të bëjnë deklarata të tilla në një reality shoë. Kam më shumë respekt për ata që janë diskret, by*****… Kam shumë arsye të forta pse jam kundër atyre dhe do jem gjithmonë.
Kam të drejtën të mendoj dhe kam dyshimet e mia, që këta paguhen nga një organizatë e madhe që të përhapin këtë frymë në reality shoë. Xheni Karaj paguhet patjetër. Kam mendimet e mia, qofshin të gabuara apo jo. Këta prishin vlerat e familjes. Është sfidë e madhe të flasësh kundër tyre. Por ne si popull kemi sfida më të mëdha. Jam këtu për të folur kush ka fëmijë që do t’i rrisë e t’i edukojë, duhet të ngrejë zërin se fëmija i tyre mund të rritet e të bëhet pjesë e këtyre komuniteteve.
Se çfarë bëjnë ata me prapanicat e veta nuk është puna ime. Unë jam këtu për të treguar replikat dhe kritikat e mia, dhe mendimin tim shumë të fortë. Këta kanë luajtur me simbolet tona kombëtare. Dhe ky është gabim i madh. Janë vlera antikombëtare. I bie që nuk e duan Shqipërinë”, tha ai.