Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

A do të përjashtohet Gjesti sot nga “Big Brother Vip”? Çfarë vendimi mendoni se ka marrë “Vëllai i Madh” për këngëtarin

Shkruar nga Newsbomb
A do të përjashtohet Gjesti sot nga “Big Brother Vip”?
Gjesti

Gjesti, vendosi krejt papritur që të kalonte murin rrethues të shtëpisë. Ai hipi në mur, teksa më pas u kthye sërish në shtëpi. Lidhur me këtë ngjarje një zarf i zi mbërriti në shtëpi, ku këngëtarit iu njoftua se theu rregullat dhe për këtë do të marrë ndëshkim.

“Vëllai i Madh ju njofton se Gjesti ka thyer rregullat duke u kaluar murin e oborrit. Ai është hedhur në rrethimin e dytë të perimetrit të shtëpisë, i cili është po ashtu 24 orë nën monitorimin e kamerave dhe stafit të sigurisë.

Vëllai i Madh e ka rikthyer Gjestin menjëherë brenda, pasi është siguruar që ai gëzon shëndet të plotë. Të shtunën në live, do të njoftoheni për detajet dhe vendimin e marrë”, shkruhej në zarf.

E teksa e shtuna ka ardhur dhe pak orë na ndajnë nga startimi i primes së mbrëmjes së sotme, çfarë penalizimi mendoni vallë se do të ketë marrë “Vëllai i Madh” lidhur me Gjestin? Duke ditur që nëpër botë, kur kanë ndodhur të njëjtat situata, banorët janë përjashtuar menjëherë nga gara!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese