Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Shokon Klodian Duro: Kur rraha gruan, ju s’më dukeni fare

Shkruar nga Newsbomb
Shokon Klodian Duro: Kur rraha gruan, ju s’më dukeni fare

Ish-futbollisti dhe trajneri Klodian Duro është pjesë e Big Brother Vip3. Gjatë darkës pas “prime-t” Duro ka bërë një deklaratë që i ka shokuar banorët.

Ai si me humor dhe ironi është shprehur se duhet të kenë kujdes nga ai, pasi kur ka dhunuar bashkëshorten e vet, i duken asgjë të tjerët. Madje Meriton Mjekiqi i ka thënë se nuk është ai lloj njeriu, teksa i kërkoi që të tillë gjë mos e thotë as për shaka.

Pjesë nga biseda:

Klodian Duro: Ruajuni nga mua se unë kur kam rrah gruan time... E di si më dukeni ju apo jo? Ruju.

Meritoni: Une e di, s’je ti ai.

Klodian Duro: E kupto? E rraha ngaqë më mbante gocën dhe e rraha, e kupton?

Meritoni: S’je ti ai.

Klodian Duro: Ruju po t'them se mos m’thush s’të kam thënë! Po i futa dhe nja dy gota raki, se kam kohë që se kam provuar.

Meritoni: Shsh. Ndërroje atë muhabet. As në hajgare mos ta dëgjoj me atë muhabet.

Nuk dihet nëse Duro këto deklaratë e ka pasur seriozisht, me ironi apo në gjendje të dehur. Gjithsesi e dëgjuar në një emision kaq të ndjekur dhe në një kohë kur dhuna ndaj grave në Shqipëri është një fenomen i gjerë, VIP-at duhet të tregojnë kujdes për mesazhet që përcjellin.

Kujtojmë që Klodian Duro ka qenë i dënuar për dhunë në famije, pas një denoncimi që bëri ish-bashkëshortja ,me të cilën ka një vajzë. Duro u dënua me 4 muaj "arrest shtëpie”, pas kryerjes së dënimit, gruaja mori një udhër mbrojtje ndaj tij.

@selinnn_o BIG BROTHER VIP ALBANIA 3 #albania #bigbrothervipalbania #saragjordeni #romeoveshaj #juldeda #ledionlico #arbanaosmani #heidibaci #merishehu #horoskopi #donaldveshaj #borazemani #meritonmjekiqi #bigbrothervipkosova #klodianduro #chillzemer #best0ney3t ♬ original sound - SELIN

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese