Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Sara ndryshon mendje: S’kisha dyshime për sëmundjen e nënës së tij, por…

Shkruar nga Newsbomb
Sara ndryshon mendje: S’kisha dyshime për sëmundjen e

Sara Gjordeni habiti të gjithë me deklaratën e saj mbrëmjen e djeshme në studion e Big Brother Vip. Pas largimit të Bardhit, ajo hodhi dyshime se mamaja e Bardhit nuk ishte sëmurë, por e gjitha ishte një taktikë e menaxherit për ta larguar nga shtëpia.

Sot Sara ka sqaruar “Big Brother Fan Club” deklaratën, pasi shumë njerëz e konsideruan të nxituar.

Sara: Shumë njerëz thonë që dje u nxitova, fola në mënyrën e gabuar. Unë isha në dijeni që Bardhi do ta linte shtëpinë. Mendoj që nga stafi i tij mund të kishte pasur menaxhim më të mirë të situatës.

Enxhi Nasufi: A ka ndonjë konflikt mes teje dhe menaxherit të Bardhit?

Sara: Përveç Bardhit dhe familjes së tij, nuk më intereson çfarë mendon një palë e tretë. Unë me Jetmirin (menaxherin) kam pasur një marrëdhënie shumë neutrale, kam kontaktuar vetëm për punë.

Ina Kollçaku: Unë e thashë do më kishte pëlqyer të mos kishe reaguar. Daljen duhej ta lije të ndodhte. Personi i parë që hodhi hijen e dyshimit ishe ti.

Sara: Në asnjë moment nuk ka pasur dyshim për situatën e nënës së tij. Mua më intereson se si ndihet Bardhi. Ai ka pasur dëshirë shumë të madhe për të qenë në Big Brother.

Ronaldo: Bardhi është një djalë i papjekur dhe pa eksperienca që nuk të mbrojti kurrë dhe u bë shkaktar për daljen tënde. Bardhi nuk është aq naiv sa duket dhe e bëjnë. Në këtë histori, Sara, unë jam me ty, sepse ndër të paktët banorë aty, ti ishe reale. Ai mund të të lërë nëse i thotë menaxheri ose vëllai.

Sara: Nuk më pëlqen që ofendon partnerin tim. Edhe nëse më lë, është problemi im dhe është jo korrekte të aludosh ndarjen. Bardhi ka ndaluar, sepse e kam ndaluar unë. Sepse unë i kam thënë në qoftë se unë dal, ti nuk do të dalësh nga kjo shtëpi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanëeb" mjafton të kl

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese