Hapësire reklamuese

Rajoni

U shua dje së bashku me dy engjëjt e tij teksa po flinin, i jepet lamtumira e fundit Ilir Berishës dhe fëmijëve të mitur (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
U shua dje së bashku me dy engjëjt e tij teksa po flinin, i jepet
Pamje nga homazhet-Dy femijet e mitur te Ilir Berishes

Ilir Berisha dhe dy fëmijët e tij të mitur, Naile dhe Kujtimi, janë përcjellë sot për në banesën e fundit. Pasditen e kësaj të premte, familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë i dhanë lamtumirën e fundit 35-vjeçarit dhe fëmijëve të tij, të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike një ditë më parë në banesën e tyre në lagjen “Mirdita” të Malishevës.

Mes lotëve dhe dhimbjes kortezhi mortor u përcoll drejt banesës së fundit ku dhe babai me dy engjëjt e tij do të prehen.

Humbja e Ilir Berishës dhe dy fëmijëve të tij ka goditur rëndë familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin në Malishevë.

Në shenjë solidariteti dhe respekti, stafi i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ibrahim Mazreku” në Malishevë ndezi qirinj për nxënësit Nailen dhe Kujtimin, duke u bashkuar në dhimbje me familjen dhe duke nderuar kujtimin e tyre të paharruar.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë kur një zjarr përfshiu banesën ku ndodheshin 35-vjeçari Ilir Berisha dhe dy fëmijët e tij, vajza 9-vjeçare Naile dhe djali 12-vjeçar Kujtim. Sipas të dhënave të para, dyshohet se në momentin e shpërthimit të flakëve, ata ishin në gjumë, duke mos pasur mundësi të shpëtonin.

Në atë moment tragjik, në banesë ndodheshin vetëm babai dhe dy fëmijët, ndërsa tre fëmijët e tjerë të familjes nuk ishin prezentë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese