Hapësire reklamuese

Rajoni

Policia zbarkon në veri të Kosovës! Kontrolle të rrepta në rajon, sekuestrohen kallashnikovë, municione luftarake dhe granata dore

Shkruar nga Newsbomb
Policia zbarkon në veri të Kosovës! Kontrolle të rrepta
Foto ilustruese

Ditën e sotme, Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, ku mësohet se janë sekuestruar armë të llojeve të ndryshme dhe municione luftarake.

Bastisjet janë kryer pas informacioneve të marra nga qytetetarët në fshatin Banovë dhe Prevllak të Zubin Potokut.

Paraprakisht, nga mediat vendase thuhet se bastisja e parë u realizua në një shtëpi të pabanuar ku u gjetën katër pushkë të llojeve të ndryshme, tri radiolidhje, një kamerë dhe 223 fishekë të ndryshëm, uniforma ushtarake si dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Ndërsa në bastisjen e dytë në kontrollet e kryera në një tjetër shtëpi, autoritetet gjetën një pushkë pa leje dhe 3 fishekë.

“Në këtë lokacion është hasur personi M. R. [1972] i cili është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të Shtetit i njëjti është liruar, ndërsa do të hetohet për veprën panel ‘armëmbajtje pa leje’”, njoftoi Policia.

Bastisja tjetër, e treta në radhë, u krye në një shtëpi tjetër të pabanuar ku u gjetën një armëtip kallashnikov AK-47, 3 karikatorë, 88 fishekë për armë të gjata dhe një granatë dore e llojit M75, e prodhimit jugosllav.

“Në vendin e ngjarjes, kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive, të cilat kanë tërhequr mjetin eksploziv në mënyrë të kontrolluar”, u shpreh Policia për rastin në fjalë.

Në një shtëpi tjetër të pabanuar, policët gjetën një tjetër armë AK-47 dhe 19 fishekë. Po ashtu, sipas njoftimit në një rast të ndarë, po ashtu në një shtëpi të pabanuar u gjet një pushkë e llojit M48, një pushkë gjuetie dhe 33 fishekë.

Sakaq, në një hambar Policia gjeti një mekanizëm të armës së gjatë M-48, një bajonetë dhe uniforma ushtarake.

Për të gjitha rastet, në total 6, Prokurori i Shtetit ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese