Hapësire reklamuese

Rajoni

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, Ramush Haradinaj: Populisti Albin Kurti s’u bë dot mbret, tani flet sovrani

Shkruar nga Newsbomb
Kosova drejt zgjedhjeve të reja, Ramush Haradinaj: Populisti Albin Kurti
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar disa orë pasi u vendos që Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, kjo për shkak të dështimit të Kuvendit në zgjedhjen e presidentit të ri brenda afatit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ramush Haradinaj  drejtuar popullit të Kosovës thotë se mbrëmjen e djeshme fitoi Kushtetuta dhe ligji, duke e quajtur më tej Albin Kurtin si “pupulist” i cili është përpjekur që të bëhet “mbret”.

“Tash fjalën e ka sovrani, i cili mban mend e nuk falë. Vendimmarrja i është kthyer atij”, shkruan Haradinaj.

Zgjedhjet e reja vijnë pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë një president të ri brenda afatit, duke e zhytur vendin në një krizë të re politike.

Kuvendi kishte afat deri në mesnatën e së martës për ta zgjedhur kreun e shtetit, pasi mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundoi në fillim të prillit. Por, kryeministri Albin Kurti dhe partitë opozitare nuk arritën marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Mbrëmë ka fituar Kushtetuta dhe ligji përballë populistit Albin Kurti.

Ka fituar vetëdija dhe rezistenca e opinionit publik e faktorit politik se nuk do të lejohet shkatërrimi i rendit politik e kushtetues të vendit.

Ka fituar koncepti se nuk ka individ e as parti që mund ta rrezikojë ekzistencën e shtetit.

Megjithëse me ditën e djeshme Kosova i ka rrumbullaksuar gjashtë vjet të humbura nën këtë pushtet, prej sot nis një etapë e re për shtetin.

Mbrëmë është përmbysur koncepti i partisë-shtet, ku një individ provon të bëhet mbret. Është përmbysur autokrati Albin Kurti.

Tash fjalën e ka sovrani, i cili mban mend e nuk falë.

Vendimmarrja i është kthyer atij.

Aleanca si parti dhe unë si drejtues i saj, kemi qenë bashkëpunues e të ndershëm sa s’ka për ta kaluar këtë krizë politike, por të tjerët ishin dehur pas pushtetit duke e harruar shtetin.

Për Kosovën deri në frymën e fundit!

Me respekt,

Ramush Haradinaj

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese