Hapësire reklamuese

Rajoni

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme! Zbulohen DATAT mes të cilave do të duhet të zgjedhë Haxhiu për zhvillimin e tyre

Shkruar nga Newsbomb
Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme! Zbulohen
Kuvendi i Kosoves

Kuvendi i Kosovës, nuk ka arritur dje të zgjedhë presidentin e Republikës. E për rrjedhojhë, me moskalimin e kësaj krize për zgjedhjen e Presidentit, parlamenti i Kosovës u shpërnda dhe vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ndërkohë janë zbuluar dy datat e mundshme të mbajtjes së zgjedhjeve, dhe ato janë 31 maji ose 7 qershori, dhe do të jetë Albulena Haxhiu, presidentja e Komanduar e cila do të marrë vendimin për njërën nga këto data.

Sipas përcaktimit të Kushtetutës, zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditëve.

Kujtojmë se varësisht se vetëm ditën e djeshme u zhvilluan 3 seanca parlamentare, opozitarët nuk morën pjesë në asnjërën prej tyre. Konkretisht në sallë mungonin deputetët e LDK, PDK, AAK, dhe të Listës Serbe, kështu që nuk plotësohej kuorumi prej 80 deputetësh të pranishëm.

Kryeministri Albin Kurti fajësoi opozitën për këtë situatë, duke theksuar se pakica parlamentare nuk do përgjegjësi, por përkundrazi kërkon vetëm bllokimin e punës së qeverisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese