Hapësire reklamuese

Rajoni

Kanë mbetur tetë ditë deri në fund të afatit, partitë politike në Kosovë ende pa zgjedhje për president

Shkruar nga Newsbomb
Kanë mbetur tetë ditë deri në fund të afatit,
Kuvendi i Kosovës

Edhe tetë ditë kanë mbetur deri në përfundim të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Megjithatë, asnjë nga partitë më të mëdha politike në vend ende nuk ka dalë me një kandidat zyrtar, apo me një njoftim se kë do ta mbështesë për këtë post.

Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ndodhen në fazën e konsultimeve për mënyrën se si do të procedohet me zgjedhjen e presidentit, përmes një marrëveshjeje politike apo konsensusi ndërpartiak.

Ditën e djeshme, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u takua me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Pas takimit, Kurti deklaroi se me LDK-në synohet hapja e një kapitulli të ri në marrëdhëniet ndërmjet dy subjekteve politike.

“Në vijim ose duhet ta gjejmë një emër të përveçëm që na garanton të jenë së paku 2/3 e deputetëve që qëndrojnë në sallë dhe votojnë duke përzgjedhur një emër të përveçëm në fletëvotim që e hedhin në kuti ose është tjera që subjektet politike merren vesh me njëra-tjetrën për rrugën përpara”, ka deklaruar Kurti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese