Një grup emigrantësh pritet që të vijnë në vendin tonë. Sipas mediave italiane mësohet se ditën e djeshme disa emigrantë të cilët ishin larguar nga Libia u shpëtuan në det dhe u hipën në anijen Libra të Marinës italiane, e cila në orët në vijim duhet t’i transferojë ata në dy qendrat e ngritura në vendin tonë, në Shëngjin dhe Gjadër.
Pas emigrantëve të ardhur në mes të tetorit, ky do të jetë transferimi i dytë në Shqipëri i parashikuar nga sistemi i ri i menaxhimit të emigrantëve. Edhe pse nuk dihet ende nëse deri në fund të procedurave Gjykata do të japë dritën jeshile për këto transferime.
Il Massaggero shkruan se në orët e ardhshme kësaj anije mund t’i shtohen emigrantë të tjerë, pasi thuhet se në këtë anije duhet të hipin rreth 30-40. Deri më tani nuk është ende e qartë se sa emigrantë janë në bord, ndërkohë Sergio Scandura, korrespondent i Radio Radicale, foli për 6 persona me kombësi egjiptiane. Gazeta të tjera kanë shifra të ngjashme, 6 ose 8 persona, ndërsa të tjerat flasin për 12 persona, duke thënë se nuk ka të dhëna për kombësinë e tyre.
Mbrëmjen e së hënës u kryen dhe kontrollet e para për të kuptuar nëse emigrantët plotësojnë kërkesat për tu transferuar në qendrat në Shqipëri apo jo.
Marrëveshja mdis qeverisë shqiptare dhe asaj italiane specifikon që emigrantët të cilët do të transmortohen në qendrat në Shëngjin e Gjadër duhet të jenë të ardhur nga “vendet e sigurta”.
Lista e "vendeve të sigurta", e përfshirë nga qeveria italiane në një dekret-ligj të diskutueshëm , është debatuar dhe kritikuar prej kohësh nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, sepse përfshin vende që vështirë se mund të konsiderohen "të sigurta", duke përfshirë Egjiptin, Bangladeshin dhe Tunizinë.
Më 4 tetor, Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian vendosi që një vend për t’ u konsideruar “ i sigurt” duhet të jetë i sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë atje dhe në të gjithë territorin. Si rezultat i vendimit të Gjyaktës, të gjithë ata persona që vijnë nga një vend që Itali e konsdieron të “sigurt” , por që nuk është i sigurt sipas kritereve të përcaktuara nga Gjykata, nuk mund të strehoen as në qendrat italiane dhe as në ato shqiptare.