Një incident ka ndodhur në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës. Gjatë kohës që kryeministri Albin Kurti po fliste, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkuar te foltorja dhe ia largoi mikrofonin të parit të Qeverisë.
Musliu i kërkuar Kurtit që të qëndronte në temë, dhe të fliste për naftën për çka edhe është thirrur sot seancë e jashtëzakonshme.
“A ka mundësi m’u kthy në temë, kryeministër, sepse i ke pasë katër vjet me qeverisë, dhe nuk e ke realizu asnjë projekt. Kthehu në temë e mos na shit përralla. Kthehu në temë, thirre kabinetit qeveritar këtu, edhe ti i nderuar mbaje rendin. Mbaje rendin”. ”, i tha Musliu, Kurtit.
Pas kësajm ndërhyri kryeparlamentari, i cila ka deklaruar se nuk mund t’i përcaktohet kryeministrit se çfarë flet.
Video credits: Klan Kosova
