Hapësire reklamuese

Rajoni

E rëndë në Ferizaj! 59-vjeçari bie nga kati i 6-të i një objekti në ndërtim dhe ndërron jetë

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Ferizaj! 59-vjeçari bie nga kati i 6-të i
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj, ku një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një punëtor 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti në ndërtim, gjatë kryerjes së punimeve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet emergjente.

“Me datë 13.04.2026, rreth orës 11:45, është pranuar informatë se në rrugën “Remzi Hoxha” një person ka rënë nga një objekt në ndërtim. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima është nje mashkull 59 vjeç , i cili ka rënë nga kati i 6-të i objektit në ndërtim gjatë punimeve. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës. Për informata shtesë do të njoftoheni me raport të mëvonshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese