Hapësire reklamuese

Rajoni

“Do të nënshkruajmë kontrata për armët dhe pajisjet ushtarake!” Vuçiç “i nxehur” me Tiranën, Prishtinën e Zagrebin: Për shkak të tyre situata është e tensionuar në Serbi

Shkruar nga Newsbomb
“Do të nënshkruajmë kontrata për armët dhe
Aleksander Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk di të ndalë “thumbat” dhe “sulmet” kundrejtë Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Teksa përmes një postimi në rrjetet sociale tha se vendi i tij po përballet me presione të ndryshme politike nga rajoni, duke përmendur në mënyrë direkte Prishtinën, Tiranën dhe Zagrebin, por shtoi se Serbia nuk do të devijojë nga kursi i saj shtetëror.

"Situata e sigurisë është disi më komplekse sesa në janar, kur e trajtuam atë, kryesisht për shkak të veprimeve dhe aktiviteteve të mëtejshme të aleancës ushtarake të Prishtines, Tiranës dhe Zagrebit. Angazhimi ynë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nuk ka ndryshuar, dhe ne mund ta ruajmë atë vetëm nëse jemi mjaftueshëm të fortë dhe të fuqishëm", shkroi Vuçiç.

Teksa shtoi se varësisht këtyre zhvillimeve, institucionet serbe do të vazhdojë punën për forcimin e shtetit. Ai tha më tej se a propozuar miratimin e një strategjie për robotizimin e Forcave të Armatosura Serbe, raporton REL.

Presidenti serb më tej shtoi se sipas tij plani përfshin krijimin e njësive ushtarake të pajisura me platforma robotike dhe dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi, si dhe përdorimin e municioneve "fluturuese".Duke lajmëruar edhe trajnimin e njësive speciale të zbulimit për përcaktimin e koordinatave të objektivave për përdorim të artilerisë dhe aviacionit.

"Në ditët në vijim, do të nënshkruajmë kontrata shumë të rëndësishme për prokurimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Presim vizita të rëndësishme dhe kontrata të reja me vende të tjera, me qëllim bërjen e porosive të mëdha për ushtrinë tonë. Besoj se në periudhën në vijim, do ta ngremë në një nivel më të lartë gjithçka që kemi folur sot. Mendoj se do të jemi një nga ushtritë me ndërveprimin më të theksuar dhe aftësitë më të mëdha jo vetëm në rajonin tonë, por edhe më gjerë", shtoi ai

Kujtojmë se vitin e kaluar Shqipëria, Kosova dhe Kroacia, nënshkruan marrëveshje për thellim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Përfaqësuesit e tri vendeve thanë atëkohë se do të rrisin ndërveprueshmërinë e ushtrive përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta, si dhe do të angazhohen në luftimin e kërcënimeve hibride.

Ata theksuan se aleanca mes tyre nuk është e drejtuar kundër askujt, por Vuçiq, në disa raste, e përshkroi atë si kërcënim për Serbinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese