Hapësire reklamuese

Rajoni

DHUNUAN rëndë fëmijen e tyre 5-vjeçar dhe i PRENË gishtat e këmbës, Gjykata e Prishtinës cakton një muaj paraburgim për prindërit

Shkruar nga Newsbomb
DHUNUAN rëndë fëmijen e tyre 5-vjeçar dhe i PRENË
Foto ilustruese

Gjykata Themelore e Prishtinës, në degën e saj në Lipjan ka caktuar një muaj paraburgim, për prindërit e pesë vjeçarit, i cili gjatë së martës u mor nën kujdesin e mjekëve në Qendrën Klinike Universitare në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pasi dyshohet se, shtetasit me inicialet A.K dhe V.P, prindër të të miturit ushtruan dhunë ndaj tij, dhe mbi ta rëndojnë akuzat Shkelja e detyrimeve familjare dhe Lëndim i rëndë trupor.

Dyshohet se prindërit ushtronin shunë sistematike ndaj fëmijës së tyre, dhe po ashtu dyshohet se i kanë prerë  edhe gishtat e këmbës. Lidhur me rastin ka reaguar edhe Pediatria, e cila ka njoftuar se është në kujdesin intensiv dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Njoftimi i plotë i pediatrisë:

“Klinika e Pediatrisë ju njoftojnë se pacienti 5 vjeç, i hospitalizuar aktualisht në Kujdesin Intensiv Pediatrik, sot i është nënshtruar intervenimit të nevojshëm kirurgjik në nivel të shputave nga ekipet specialistike të Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike.

Intervenimi sapo ka përfunduar dhe është realizuar sipas indikacioneve mjekësore. Gjatë procedurës kirurgjikale, gjendja e pacientit ka qenë stabile.

Pas përfundimit të intervenimit, pacienti është transferuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik, ku po vazhdon trajtimin, mbikëqyrjen dhe përkujdesjen e mëtejme postoperatore.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ky është informacioni që aktualisht mund të ofrohet. Për çdo përditësim të mëtejmë lidhur me gjendjen e pacientit, mediat dhe publiku do të njoftohen në vijim vetëm përmes Zyrës për Informim pranë SHSKUK-së. Njëkohësisht, theksojmë se ekipet profesionale shëndetësore janë duke ofruar përkujdesje maksimale dhe trajtimin e nevojshëm në përputhje me protokollet mjekësore. Për këtë arsye, lusim mediat që të kenë mirëkuptim dhe të shmangin presionet për informata shtesë, kërkesa për intervista apo forma të tjera të komunikimit të drejtpërdrejtë, pasi çdo informacion zyrtar nga Klinika e Pediatrisë do të përcillet vetëm përmes Zyrës për Informim pranë SHSKUK-së”

Në njoftimin e Gjyjatës thuhet: “Gjyqtarja e procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.K. dhe V.P, ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese