Kryeministri Albin Kurti është shprehur për gazetarët në Kosovës, se dy partitë opozitare që ai tentoi t'i bindë për të siguruar mbështetje për Presidentin e ri të vendit, PDK dhe LDK, janë fajtore që nuk kanë pranuar.
Ai tha se ofertat e tij kanë qenë gjeneroze dhe Bedri Hamza e Lumir Abdixhiku duhet të kishin pranuar, në mënyrë që një proces i ri zgjedhor të evitohet, sepse Kosova ishte në zgjedhje të parakoshme më 28 Dhjetor 2025.
“Duhet t’i evitojmë zgjedhjet e reja, të cilat janë të panevojshme dhe nuk sjellin asgjë të re. Më 28 dhjetor i kemi mbajtur zgjedhjet dhe po atë natë e kemi parë rezultatin, kurrë s’ka qenë më i qartë.
Tash këta 120 deputetë, duhet t’i funksionalizojmë institucionet në plotni. Kemi Kuvend e Qeveri, duhet të kemi edhe President.
I kam ofruar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të bëhet një rrokadë me kryetaren e Kuvendit dhe nënkryetaren e PDK-së. Haxhiu bëhet nënkryetare e Kuvendit, Hamza ose Vlora Citaku, kryetarë të Kuvendit”, është shprehur Albin Kurti.
