Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

PS kërkon 10 ditë përjashtim për tetë deputetë të PD: Bllokuan foltoren e Kuvendit dhe fyen Nikollën (EMRAT)

Lajme të ngjashëm

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për tetë deputetë të PD-së, që sipas tyre kanë penguar zhvillimet në seancat plenare në Kuvend.

Bëhet fjalë për deputetët demokratë: Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Një grup deputetësh kanë depozituar në Kryesinë e Kuvendit kërkesën, në të cilën thuhet se këta deputete ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Kërkesa është firmosur nga një grup deputetësh të PS-së.

Kujtojmë se pak ditë më parë Kuvendi përjashtoi me 10 ditë kryetarin e PD-së, Sali Berisha dhe deputetët Belind Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Edi Paloka.

Më shumë