Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama mesazh rinisë dhe "sulmon" Berishën: Në kënetë ka zhapikë, kukumjaçka e bretkosa! Lexoni për vitet 1996, 1997, 2008 e 2011

Shkruar nga Newsbomb
Rama mesazh rinisë dhe "sulmon" Berishën: Në

Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbrëmjen e sotme gjatë një takimi me qytetarët në Kashar fushatën që po bën Partia Demokratike ndërsa nuk munguan "thumbat" e tij për Sali Berishën.

Rama i tha qytetarëve se është fare e thjeshtë për të kuptuar se kush është opozita e cila kërkon të vijë në pushtet duke përmendur vitin 1996, vitin 1997, tragjedinë e Gërdecit dhe vrasjet e 11 Janarit 2011.

Ndër të tjera Edi Rama tha se në kampin opozitar që e quan kënetë, mund të gjesh kukumjaçka, zhapikë e bretkosa.

"Nëse marrim dhe shikojmë skuadrën e tyre, çfarë lidhje ka Tirana me kënetën si fillim? Ka shumë vajza dhe djem që se kanë idenë si ka qenë Tirana ose çfarë përfaqëson bufi i kënetës.

Mbani mend vetëm disa numra, bëni një search në Google ose YouTube, shkruani 1996, 1997, dhe pastaj nëse nuk ju mjafton, shkruani Gërdeci 2008, dhe nëse nuk ju mjafton dhe kjo, shkruani Janar 2011.

Aty do shikoni se kush është pala që vjen dhe ju thotë t'i jepni votën që të bëjnë Shqipërinë madhështore.

Pasi të keni njohur bufin e kënetës, nuk keni fare se çfarë të kërkoni më se aty ka kukumjaçka, zhapikë, bretkosa, zhapikë e shumë specie që janë realisht ashtu.

Do thoni si ka mundësi që janë akoma vërdallë. Sepse gjysma e burrave të Shqipërisë janë çyryk. Nuk ju punon radiostacioni.

Nuk ju punon se mua më mjafton një gjë. PS-në e mbështesin 56 për qind e grave dhe vajzave të Shqipërisë.

Nëse na mbështesin vetëm këto, na duhet vetëm gjysma e burrave, pjesa që janë normal, dhe ne jemi më shumë se sa ishim katër vite më parë në parlament."-tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese