Avokati Sokol Mëngjesin, rreth orës 08:50 të së mërkurës u dhunua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Sapo avokati kishte lënë në kopsht djalin e tij të vogël tre autorët, Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj me doreza dhe leva hekuri e goditën në mënyrë barbare.
Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë ish-kryeministri Sali Berisha drejtoi gishtin nga kryeministri Edi Rama. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, zëdhënësja e “Rithemelimit” , Floriana Garo, tha se kryeministri Rama qëndron mbrapa këtij sulmi dhe dhunimi i avokatit ka qenë politik.
Menjëherë pas kësaj deklarate në selinë blu mbërriti një telefonatë. Sipas asaj që u bë me dije mbrëmjen e djeshme në studion e “Top Story” avokati Genc Gjokutaj ka telefonuar me urgjencë demokratët dhe u ka kërkuar që të mos e ngjyrosin këtë ngjarje politikisht.
Karamuço: Ka pasur një telefonatë direkt pas konferencës për shtyp që është zhvilluar në selinë e PD-së nga një person kyç në hetimin e sotëm i cili ka bërë një telefonatë dhe ka thënë mos e ngjyrosni politikisht këtë ngjarje.
Grida Duma: Kush ka pasur një telefonatë?
Sokol Bregu: I cili është bashkëavokati i tij.
Karamuço: Jo, është një njeri i besuar. Ti je avokat unë jam pedagog. I ka thënë mos e ngjyrosni politikisht i ka thënë kjo është një çështje juridiko civile me detyrime të palëve kontraktore që ka precipituar në vetëgjyqësi dhe mbylleni me kaq se po i dhatë ngjyrime politike do bëhet shumë e madhe për asgjë. Dhe kur të zbulohet se po zbulohet.
Ky person kyç e bëri këtë telefonatë në prani edhe të funksionarëve të lartë të policisë së shtetit në spitalin e Trumës duke dhënë pistën më solide, ajo që është zbuluar, Duke drejtuar edhe policinë, bashkëpunim të mirë me Tonin Vocajn, dha të gjitha pikat si pse. Policia kishte dijeni por jo për një denoncim konkret. Avokatët kanë një gjë, nuk e kritikoj dot kolegun tim sidomos në atë gjendje që janë i nenvlerësojnë këto kërcënime që marrin.
Por, pavarësisht kësaj telefonate dhe zbardhjes nga Policia të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, vetëm pak orë më pas ish-kryeministri Sali Berisha përsëriti të njëjtën frazë nga ballkoni i shtëpisë së tij, duke rënë në kundërshtim me provat e siguruara nga Policia.
Kryedemokrati theksoi se sulmi brutaj ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është bërë me inkurajimin e kryeministrin Edi Rama.
“Sokol Mëngjesi u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës! Qëllimi ishte eliminimi i tij", theksoi gjatë fjalës së tij Berisha. Ndër të tjera Berisha lëshoi akuza drejt ministrit Taulant Balla duke thënë se është ai personi që qëndron pas sulmit brutal ndaj avokatit.
“Taulant Balla, i cili porositi vrasjen e avokatit Ravik Gurra, faktoi se qëndron pas këtij krimi të shëmtuar”, tha Berisha ndër të tjera.
“I deklaroj Ramës dhe Ballës se ky është një sulm direkt kundër opozitës! Sokol Mëngjesi demaskoi dosjen farse kundër meje”, shtoi ish-kryeministri.