Hapësire reklamuese


Politikë

“Nuk po ndahem për një grua tjetër”, Meta u kërkon falje tre fëmijëve

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk po ndahem për një grua tjetër”, Meta u
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, këtë të premte ka bërë një sqarim publik sa i përket divorcit nga bashkëshortja e tij prej 25 vitesh, Monika Kryemadhi.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së forcës politike që ai drejton, Meta tha se vendimi për t’u shkurorëzuar ka ardhur si pasojë e përplasjeve dhe qëndrimeve politike.

Meta tha se marrëdhënia mes tyre u kris që pas vendimit të Kryemadhit për të djegur 19 mandatet. Ndër të tjera, ai u ka kërkuar falje edhe tre fëmijëve të tyre për shqetësimet u ka krijuar përgjatë kësaj kohe.

“Ka qenë vendimi më i vështirë në jetën time, është i motivuar nga ndarje të papajtueshme që lidhen me kauza të mëdha që janë etike për vendin. Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje të forte që nga vendimi i saj si kryetare e LSI për djegien e 19 mandateve. Qëndrimet e saj krejtësisht në krah të kundërt të kauzave që unë mbroj dhe që krijojnë konfuzion duhet të merrrnin fund.

Mirëkuptoj çdo reagim emocional të gjithëkujt. Detyrimet e mia lidhen me kontributin e qindra mijëra njerëzve që kanë besuar te unë. Ky vendim i imi nuk lidhet me raportet me të si grua apo nënë e tre fëmijëve tanë. Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër. U kërkoj shumë ndjesë tre fëmijëve të mi për shqetësimet që u kam krijuar”, tha Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese