Hapësire reklamuese


Politikë

Meta konfirmon divorcin me Monikën?! Gazetari: Sonte e kam në emision, lajmi do pushtojë mediat

Shkruar nga Newsbomb
Meta konfirmon divorcin me Monikën?! Gazetari: Sonte e kam në emision,
FotoArkiv/ Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Banorëve të Liqenit të Thatë në Tiranë u ka rënë në sy prej javësh prezenca e ish-Presidentit Ilir Meta në lagjen e tyre. I veshur shpesh me ngjyrat e gjelbërta të Selltikut, Meta shëtit rrugicat e lagjes drejt liqenit teksa bën stërvitje dhe ecjen e gjatë të mëngjesit.

Prej disa javësh, ai është zhvendosur në hotelin e ri luksoz në zonë, “Radisson”, në pronësi të biznesmenit të njohur Julian Morina apo siç e njohin të gjithë, Lul Morina.

Revista Newsbomb.al njoftoi ekskluzivisht për herë të parë në kopertinën e saj të muajit Maj 2024, se Ilir Meta është larguar nga shtëpia dhe jeton i vetëm në hotel, pa Monën e tij, gruan me të cilën arriti majat në të mirë e në të keq.

Pavarësisht zhurmës së madhe dhe ikjen nga njëri-tjetri, çifti nuk ka konfirmuar një divorc zyrtar. Çim Peka njofton se i ftuari i tij mbrëmjen e sotme në orën 20:45 do të jetë pikërisht ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë dhe do të japë një lajm që do të pushtojë mediat.

Newsbomb.al raporton se mbrëmjen e sotme Ilir Meta do të konfirmojë zyrtarisht në ekran divorcin me Monika Kryemadhin, duke ndarë përgjithmonë rrugët me nënën e tre fëmijëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese