Hapësire reklamuese


Politikë

E BUJSHME/ Ilir Meta e thotë live në TV: Monika është ish-gruaja ime! Kam njoftuar dhe djalin për divorcin

Shkruar nga Newsbomb
E BUJSHME/ Ilir Meta e thotë live në TV: Monika është
FotoMontazh: Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë ka konfirmuar mbrëmjen e sotme zyrtarisht ndarjen me bashkëshorten Monika Kryemadhi. Ilir Meta është shprehur se pas deklaratave të saj në mbështetje të SPAK, ajo nuk është më gruaja, por ish-gruaja e tij.

Meta bëri me dije për herë të parë, duke konfirmuar me zë dhe figurë, se ka njoftuar dhe djalin e vetëm, Besarin për ndarjen me Monika Kryemadhin, raporton newsbomb.al.

I ftuar në emisionin e Çim Pekës, ai ka thënë se kërkesën për ndarje e ka adresuar dhe në rrugë zyrtare, pra duke e bërë fakt prishjen e martesës në gjykatë. Ilir Meta zbuloi se idenë për divorc ia ka kërkuar dhe djali kohë më parë, për shkak të përplasjeve e debateve në çift.

"Ju keni shumë të drejtë. Ajo që unë mund t'ju them se pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot, për arsye dhe të ditëve të pushimeve që kanë qenë, kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta.

I cili, me thënë të drejtën e ka pasur një ide të tillë pak kohë më parë, ma ka hedhur këtë ide, që ju kur keni kaq shumë tensione me njëri-tjetrin, kaq shumë probleme, edhe mund të gjeni ndonjë zgjidhje më të qetë. Unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje", u shpreh Ilir Meta.

Newsbomb.al njoftoi më herët deklaratën që Ilir Meta do të bënte në emisionin e mbrëmjes së sotme, duke shfrytëzuar një emision në "prime time" për t'i bërë të ditur qytetarëve se Monika Kryemadhi është tashmë ish-gruaja e tij.

Me çfarë doli më tej nga biseda në ekranin e Syri TV, u përforcua dhe më tej bindja se divorci mes çiftit Meta-Kryemadhi ka ardhur pas deklarimeve të Monika Kryemadhit në SPAK. Kryetari i Partisë së Lirisë u shpreh se "e di edhe që Monika është më e afërt me SPAK, se me Ilir Metën."

Ditët e fundit, si Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë paraqitur në Prokurorinë e Posaçme dhe janë pyetur për disa orë, ndërsa pas daljes, të dy kanë mbajtur qëndrime të kundërta ndaj organit më të lartë të akuzës në Shqipëri. Kryemadhi e mbështeti punën e SPAK, ndërsa Meta sulmoi prokurorët.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese