Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot të gjithë deputetët e Tiranës si dhe drejtuesit e Bashkisë vendore në kryeqytet me qëllim diskutimin e përmbushjeve të pikave të planit për Shqipërinë europiane.
Në këtë takim theksin kryeministri e ka vendosur në lirimin e hapësirave publike si dhe për legalizimin e pronave private. Rama ka bërë me dije se me ligj, procesi i legalizimit në Shqipëri ka përfunduar në vitin 2020 dhe se asnjë ndërtim i bërë pas këtij afati, nuk do të legalizohet.
Duke sqaruar “skemën e mashtrimit” të formularëve të vetëdeklarimit, kryeministri thekson se Kadastra duhet menjëherë t’i shpallë të pavlefshme.
Ndër të tjera Rama bën me dije se do të këtë një rishikim të ligjit të ndërtimit, si dhe do të përpilohen akte të reja normative përsa i përket ujit të pijshëm në vend si dhe mbetjeve. Gjithashtu krijimi i një liste të zezë është në planet e qeverisë, ku pjesë do të jenë të gjithë ndërtuesit apo investitorët, të cilët nuk do të respektojnë lejet e ndërtimit.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:
Dua të falënderoj IMT për punën intensive. Volumi është tejet i madh dhe dua t’ju them qytetarëve është shumë e qartë, kanë krijuar një lloj pritshmërie dhe besimi he cojmë vazhdimisht ankesa, por duhet të kenë parasysh se duan pak kohë, se në shumë raste se dhe kur IKMT duket se vjen dhe nuk ndodh gjë, lihen procesverbale e njoftime duke u lënë kohë atyre që duhet të largohen.
Ka filluar e njëjta gjë dhe në pjesë të tjera të Shqipërisë. Ndërkohë një grup tjetër, ku dhe unë bëj pjesë, po merret me paketën e reformës së territorit. Kjo do të ketë 2 faza, faza 1 është imediate ku qeveria do të ndërhyjë në kushtet në kësaj emergjence me një numër aktesh, dhe në akt normativ dhe që besoj do të jetë paralelisht me një akt tjetër për ujin e pijshëm dhe për mbetjet. Do të ketë pastaj një fazë të 2-të që do të rishikohet në mënyrë të detajuar ligjet që kanë të bëjnë drejt për drejt me territorin, duke nisur nga ligji për ndërtimin që është shumë i vjetër. Jemi duke diskutuar një sërë ndërhyrjesh shumë të domosdoshme.
Së pari kemi diskutuar për procesin e legalizimit që është një terminologji abuzive e përdorur nga individë, subjekte që për qëllim fitimi fillojë zaptime të hapësirave publike apo të pronës së tjetrit dhe pastaj bëjnë vetëdeklarimin që i fus si individë në proces. Procesi i legalizimit si poces është mbyllur me ligj në vitin 2020, që dmth asgjë që e ndërtuar pas vitit 2020 nuk legalizohet. Natyrisht është lejuar të bëhen deklarime në vazhdimësi për ti dhënë mundësi individëve me kushtet për ta bërë në kushtet kur mund të mos e kenë bërë nuk kishte afat.
Këtë do ta adresojmë e para duke i konsideruar të pavlefshme të gjitha vetëdekrarimet për godinat apo ngrehinat me qëllim fitimi. Nuk jemi këtu për të diskutuar shtëpitë e familjeve që kanë ndërtuar një shtëpi për të futur kokën, por për të diskutuar këtë mashtrim të madh ku për fat të keq janë mbyllur sytë për një kohë të gjatë.
Nuk do të humbitet asnjë minutë për ti kërkuar Kadastrës për të bërë skualifikimin e të gjithë vetëdeklarimeve. Do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë për ndërtuesit dhe të investitorëve që abuzojnë me territorin dhe shkelin lejet e ndërtimit. Kush hyn në listën e zezë do të humbasë të drejtën për të marrë një leje ndërtimi.
