Hapësire reklamuese


Politikë

FAKSIMILE/ "Jemi martuar që në 1998", zbardhet padia e Ilir Metës në gjykatë për ndarje nga Monika

Shkruar nga Newsbomb
FAKSIMILE/ "Jemi martuar që në 1998", zbardhet padia e Ilir
FotoMontazh: Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Newsbomb.al ka pasqyruar më herët gjatë mbrëmjes së sotme deklaratën e ish-presidentit Ilir Meta për ndarje nga Monika Kryemadhi. Ai tha se për shkak të qëndrimeve të saj në mbëhstetje të SPAK, të kundërta me ato të tij, ajo nuk është më gruaja, por ish-gruaja e tij.

Pas më shumë se 25 vitesh martesë, çifti ka vendosur t'i drejtohet Gjykatës së Tiranës për zgjidhjen e saj. Sipas procedurës, sepse kërkesa është depozituar zyrtarisht, të dy duhet të paraqiten para togave të zeza për të shprehur mendimet e tyre.

News 24 ka zbardhur kërkesë padinë e depozituar në Gjykatën e Tiranës, ku Ilir Meta i drejtohet togave të zeza me kërkesën për të marrë divorc me Monika Kryemadhin, me të cilën kanë lidhur martesë më datë 29.10.1998 në Bashkinë e Tiranës.

FAKSIMILE/ "Jemi martuar që në 1998", zbardhet padia e Ilir
Kerkesa padia e Metes per divorc

Çifti kanë tre fëmijë, djalin e vetëm Besar dhe dy vajzat Bora dhe Era. Sipas ish-presidentit, ka qenë djali ai që e ka këshilluar të ndahej me Monikën, pas tensioneve dhe problemeve të shumta.

"Ju keni shumë të drejtë. Ajo që unë mund t'ju them se pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot, për arsye dhe të ditëve të pushimeve që kanë qenë, kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta.

I cili, me thënë të drejtën e ka pasur një ide të tillë pak kohë më parë, ma ka hedhur këtë ide, që ju kur keni kaq shumë tensione me njëri-tjetrin, kaq shumë probleme, edhe mund të gjeni ndonjë zgjidhje më të qetë. Unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje", u shpreh Ilir Meta.

Newsbomb.al njoftoi më herët deklaratën që Ilir Meta do të bënte në emisionin e mbrëmjes së sotme, duke shfrytëzuar një emision në "prime time" për t'i bërë të ditur qytetarëve se Monika Kryemadhi është tashmë ish-gruaja e tij.

Ditët e fundit, si Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë paraqitur në Prokurorinë e Posaçme dhe janë pyetur për disa orë, ndërsa pas daljes, të dy kanë mbajtur qëndrime të kundërta ndaj organit më të lartë të akuzës në Shqipëri. Kryemadhi e mbështeti punën e SPAK, ndërsa Meta sulmoi prokurorët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese