Hapësire reklamuese

Politikë

"Bombën" e Ilirit e mësoi nga televizori, reagon Monika Kryemadhi: Më thuaj çfarë të çoi te divorci?!

Shkruar nga Newsbomb
"Bombën" e Ilirit e mësoi nga televizori, reagon Monika
Fotoarkiv/ Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Pas më shumë se 25 vitesh martesë çifti Kryemadhi-Meta i janë drejtuar Gjyaktës së Tiranës për zgjidhjen e saj. Lajmin e bujshëm e bëri me dije vetë Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku mbrëmjen e djeshme ai tha se për shkak të qëndrimeve të saj në mbështetje të SPAK, të kundërta me ato të tij, Kryemadhi nuk është më gruaja, por ish-gruaja e tij.

Lidhur me këtë Zëri i Amerikës i është drejtuar Kryemadhit, e cila nuk ka preferuar që të komentojë vendimin e bashkëshortit të saj. Ajo tha se fillimisht dëshironte që të mësonte arsyet që e kishin çuar Metën në kërkesën për divorc, të depozituar të enjten në Gjykatën e Tiranës.

Presidenti i  Partisë së Lirisë konfirmoi mbrëmjen e djeshme zyrtarisht ndarjen me bashkëshorten, Monika Kryemadhe. Ilir Meta u shpreh se pas deklaratave të saj në mbështetje të SPAK, ajo nuk është më gruaja, por ish-gruaja e tij.

Meta tha se lidhur me këtë vendim ka njoftuar dhe djalin e vetëm, Besarin për ndarjen me Monika Kryemadhin, raporton neësbomb.al. Ndër të tjhera, ish presidenti zbuloi se idenë për divorc ia ka kërkuar dhe djali kohë më parë, për shkak të përplasjeve e debateve në çift.

"Ju keni shumë të drejtë. Ajo që unë mund t'ju them se pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot, për arsye dhe të ditëve të pushimeve që kanë qenë, kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta.

I cili, me thënë të drejtën e ka pasur një ide të tillë pak kohë më parë, ma ka hedhur këtë ide, që ju kur keni kaq shumë tensione me njëri-tjetrin, kaq shumë probleme, edhe mund të gjeni ndonjë zgjidhje më të qetë. Unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje", u shpreh Ilir Meta ndër të tjera.

News 24 zbardhi më herët kërkesë padinë e depozituar në Gjykatën e Tiranës, ku Ilir Meta i drejtohet togave të zeza me kërkesën për të marrë divorc me Monika Kryemadhin, me të cilën kanë lidhur martesë më datë 29.10.1998 në Bashkinë e Tiranës.

"Bombën" e Ilirit e mësoi nga televizori, reagon Monika
Kerkesa padia e Metes per divorc

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese