Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka ndalur deklaratat dhe akuzuat e ashpra ndaj SPAK-ut, ku vazhdimit e ka cilësuar si “SPAK torollak”.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Ilir Meta është shprehur se ka zero frikë nga SPAK, teksa Altin Dumanin e ka quajtur “mbrojtës të pandëshkueshmerisë”.
“Kam 0 frikë. SPAK të bëjë çfarë të dojë. SPAK torollaku, nuk e sekuestron dot Partinë e Lirisë. 0 çështje të CEZ/ DIA. Ai (i referohet Dumanit), e ka përmendur tre herë emrin tim. Ai më merr të keqen mua. Ai është një mbrojtës i pandëshkueshmërisë.
Ai është një frikacak. Ai duhet të jap dorëheqje për atë deklaratë idiote që ka bërë. SPAK është një organizatë politike. Sa i takon aspektit politik është organizata politike që merret me Berishën për të shkatërruar opozitën. Që merret me Ilir Metën. Koka e krimit të organizuar është Edi Rama.
SPAK është një vegël e Edi Ramës po të ishte e pavarur do i kishte vënë hekurat Ramës e Veliajt”, tha Meta ndër të tjera.