Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Përplasja e ashpër, Vëllai i Madh çon në nominim “kokë më kokë” Eglën dhe Riken

Shkruar nga Newsbomb
Përplasja e ashpër, Vëllai i Madh çon në nominim

Në “prime” e Big Brother VIP mbrëmjen e djeshme është hapur edhe zarfi i zi që qëndronte në shtëpinë e madhe prej disa ditësh.

Ashtu siç edhe dihej zarfi i zi ishte për Eglën dhe Riken, të cilat pak ditë më parë patën një përplasje të ashpër, ku nuk mungoi edhe përplasja fizike. Pas këtij debati Vëllai i Madh vendosi që të dënojë dy baonret, duke i çuar në nominim “kokë më kokë”.

“Egla dhe Rike për shkak të situatës së vështirë që jeni përfshirë, Vëllai i Madh ju dërgon në televotim, me njëra-tjetrën”, shkruhej në zarfin që u lexua nga Ledion Liço.

Mbetet për të parë, se cila mes dy banorëve do të largohet nga Big Brother ditën e martë, duke hequr dorë nga çmimi i madh. Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme u eleminua nga BBV3 Sara Karaj, e cila ishte në nominim me Franceskën, Rozën dhe Ilnisën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese