Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
18 °
Hën
16 °
Mar
9 °
E premte, 24 Mars, 2023

Pastruesja “zbërthehet” pas 7 orësh në Polici: Paratë vinin me çanta në shtëpinë e Alda Klosit, më tha vetë ti merrja nga kasaforta dhe ti ruaja

Lajme të ngjashëm

Rozeta Dobi, pastruesja 49 vjeçare e arrestuar në ditët e para të janarit bashkë me djalin e saj, ka dëshmuar dje për shtatë orë në Policinë e Tiranës. Gruaja ka rrëfyer se ajo nuk kishte vjedhur asgjë në shtëpinë e ish-drejtoreshës Alda Klosi, pasi ngjarja ka qenë e inskenuar.

Dobi është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe ka treguar se vjedhjen e kishte inskenuar pasi kështu ja kishte kërkuar vetë Alda Klosi. Pastruesja në dëshminë e saj është shprehur se ish-drejtoresha e koncesioneve kishte konflikt me burrin dhe pas vjedhjes së inskenuar donte që faji të binte mbi të.

Rozeta Dobi është marrë nga ambientet e paraburgimit në orën 10.00 të së premtes dhe ka dëshmuar deri në orën 17.00 pasdite. Menjëherë pas deklarimeve të saj, një orë më pas është ndaluar ish-zyrtarja e lartë Alda Klosi. Ndalimi është kryer dje në orën 18.00 pasdite dhe masa e arrestit i është komunikuar në orën 22.30 të mbrëmjes.

Në media ka rrjedhur një pjesë e shkurtër e dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi, e cila ka treguar me detaje për paratë që vinin në shtëpinë e ish-drejtoreshës dhe vjedhjen e inskenuar nga kasaforta.

“Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja.

Ditën që i mora me çantë i mora nga kasafortë, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë. Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi.

“Kam parë shumë para, kam pastruar shumë shtëpi. I shikoja shpesh nëpër kuti, m’i la t’i fshihja”, mësohet të ketë thënë ajo.

Më shumë