Hapësire reklamuese

Sporti

PAMJET E FUNDIT/ 14 orë në det, Eva Buzo vazhdon notin nga Otranto drejt Vlorës

Shkruar nga Newsbomb
PAMJET E FUNDIT/ 14 orë në det, Eva Buzo vazhdon notin nga Otranto

Eva Buzo, shqiptarja me banim në Australi dhe që ka vendosur t'i sfidojë të gjithë, vazhdon notin drejt Vlorës. Ajo është nisur prej orës 07.00 të mëngjesit të kësaj të enjteje nga Otranto.

35 vjeçarja është e para femër që guxon të ndërmarrë këtë sfidë dhe duket se është duke ja dalë më së miri. Pas 14 orësh në det (pamjet e orës 21.00), Eva është duke vazhduar notin edhe gjatë natës.

Gazetari vlonjat Enrik Mehmeti ndan pamjet e fundit nga noti i shqiptares Eva Buzo, e cila shihet me disa drita në trup për t'u identifikuar dhe ekipin që e ndjek pas me varkë. Udhëtimi mendohet të zgjasë 35 deri në 40 orë.

“Dëshira më e madhe e imja është që të mbërrijë në bregdetin shqiptar dhe të pritem me përshëndetje nga familjarët që jetojnë në Shqipëri”, është shprehur ajo në një intervistë në media. Rekordi i saj është 25 orë dhe 90 minuta, korrikun e kaluar në Gjenevë në një liqen.

Eva Buzo ka lindur në Australi dhe është angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë World Vision dhe Save the Children.

35 vjeçarja është me profesion avokate dhe është shumë e suksesshme. Buzo ka zgjedhur të bëjë histori me pasionin e saj, duke notuar nga perëndimi në lindje, për të mbërritur në plazhin e Vlorës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese