Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

E shau nga nëna, Dea Mishel “shpërthen” ndaj Luizit dhe ia numëron partnerët e Kiarës

Shkruar nga Newsbomb
E shau nga nëna, Dea Mishel “shpërthen” ndaj Luizit dhe ia

Edhe pse loja mbaroi dhe gjithçka e thënë brenda shtëpisë së madhe duket të mbetej aty, duket se gjërat nuk janë ashtu.

Luiz Ejlli duket se disa nga gjërat e thëna brenda Big Brother i ka memorizuar për t’u “hakmarrë” jashtë.

Në një koncert nga qyteti i Shkodrës, Luizi përmendi deklaratën e Dea Mishel, e cila tha se Shkodra ishte një provincë e Shqipërisë. Ai tha se Shkodra nuk ishte provincë, ndërsa në kor kënduan vargjet “kush na ka inatin iu q*** nona”.

Tha se Shkodra është provincë. Ajo kishte zakon dhe ça vinin kshu djemsh u hypte e zbriste, për me kalu. Dhe unë i kam thënë kur jam brenda loz me gjëra që janë brenda, aman kur të jem jashtë unë nuk harroj, kështu që dua dhe mbështetjen tuaj për ta bërë këtë dedikim asaj”, dëgjohet të thotë Luizi në video.

@koba.ladd02 #foryoupage #follow #fypシ゚viral ♬ original sound - Albanian.Info

Për këtë ka reaguar në Instagram Dea Michel, e cila shkuan se është e turpshme që ai e ka sharë nga familja.

“Dea shkruan në disa story në Instagram: “E para, unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje, turp burrë 40 vjeç, për një lojë. E dyta, unë s’kam inate me ty, sepse kam kohë që jam prezente në TV, dhe kam punë të qëndrueshme, madje më bëhet qejfi që të punosh e të kesh mundësi sa më shumë. Po ti je i pangopur për famë dhe vëmendje, vazhdon luftën me mullinj ere.

E treta, s’kam thënë kurrë që Shkodra është provincë, e provincat s’kanë asgjë të keqe. Çdo vend është i bekuar, unë Shkodrën e adhuroj. Kam thënë që ti Luiz ke mentalitet provinciale, që vazhdon e vërteton me këto video”, shkruan Dea.

Jo vetëm kaq, Dea ka futur në “lojë” edhe Kiarën teksa me ironi shkruan “Sa për hypje-zbritje njerëzish unë 1 të dashur kam pasur gjithë jetën dhe kjo s’ka rëndësi po është një mënyrë shumë e shumtuar për tju drejtuar një vajze. Për më tepër ti je një mashkull që ke rënë në dashuri me një vajzë me disa partnerë publikë”, shkruan Dea ndër të tjera .

[gallery size="full" td_select_gallery_slide="slide" td_gallery_title_input="Story-t e Deas ne Instagram" ids="717599,717600,717601,717602,717603,717604,717605,717606"]

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese