Hapësire reklamuese

Sporti

Legjenda e Romës konfirmon ardhjen në Shqipëri: Edhe unë do të shkoj në Tiranë!

Shkruar nga Newsbomb
Legjenda e Romës konfirmon ardhjen në Shqipëri: Edhe unë do

Roma dhe Feyenoord do përballen në mbrëmjen e 25 majit në finalen e Conference League në Tiranë. Sfida do luhet në orën 21:00, teksa mes tifozëve të Romës do jetë edhe legjenda e këtij klubi dhe kombëtares italiane.

Francesco Totti ka konfirmuar prezencën në Air Albania për finale, teksa tifozët e Romës me banim në Shqipëri do jenë prezent së bashku me ish-kapitenin në stadium. Të shumtë janë ata që dashurinë për ngjyrat verdhekuqe e kanë falë performancës së tij në fushë.

“Ne nuk kemi shkuar në finale të një Kupe për një kohë të gjatë. Është thelbësore të ngremë një trofe, do të shkojmë në Tiranë të etur dhe luftarakë deri në fund. Edhe unë do të shkoj në Tiranë”, tha Totti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese