Arbana apo Ledioni? Sezoni i vjetshëm apo ky edicion? Luizi apo...? Shumë pyetje për shumë... pak përgjigje për këtë Big Brother VIP Albania. Kush më shumë e kush më pak, në fakt rrugët e kryeqytetit boshatisen të martave e të shtunave.
Ledion Liço është ai që prezanton këtë edicion të këtij formati, duke qenë në “shënjestër” të komenteve, qoftë pozitive apo negative. Mbrëmja e djeshme ishte sërish “nata e Bigut”, siç tanimë e njohim në Shqipëri.
Ledion Liço ©credits topchannel.tv
Ledioni ishte në krye të detyrës në moderimin dhe prezantimin e këtij shoë. Megjithatë syrit të publikut nuk i shpëton më asgjë dhe ky është fakt. Vëmendjen në mbrëmjen e djeshme e ka tërhequr pikërisht veshja e Ledion Liços. Moderatori duket se nuk ka një marrëdhënie të mirë me stërvitjen, teksa disa kilogramë më shumë rëndojnë mbi të. Me xhaketën e mbërthyer, ato vihen më shumë në pah. Po kush mund të jetë stilisti që kuron moderatorin për këtë reality show?
Newsbomb u interesua dhe mësoi se as më shumë e as më pak, është vetë Ledioni. Ai nuk ka dashur të ketë një stilist, por përgatitet gjithmonë vetë para programit. E ndoshta pas kritikave të komentuesve, do të ketë një standard tjetër sa i përket imazhit në daljet e tij televizive. Le të presim e le të shohim...