Hapësire reklamuese

Sporti

Irlandezët janë “kockë e fortë”, Teuta eleminohet nga Conference League (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Irlandezët janë “kockë e fortë”, Teuta

Teuta e mbyll këtu aventurën europiane. Kampionët e Shqipërisë janë eleminuar në turin e 3-të të Conference League, ku pas humbjes 1-0 në Irlandë nga Shamrock Rovers, u mposhtën 2-0 sot në Elbasan Arena.

Durrsakët e nisën mirë, me Seferin që mund të kishte shënuar, por gaboi para portës. Kur nuk shënon, pëson. Në minutën e 20-të, Gaffney mposht Frashërin, pikërisht atëherë kur nuk pritej.

Miqtë gjejnë edhe golin e dytë, me anë të po të njëtit autor. Në minutën e 62-të, ai godet nga jashtë zonë, duke “vrarë” kështu përfundimisht shpresat te Teuta.

Kështu, të besuarit e Edi Martinit, pas kësaj ecurie në Europë, do iu duhet të fokusohen në kampionatin shqiptar të futbollit, i cili fillon me datën 11 shtator.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese