Ish-konkurrenti “Big Brother VIP 2”, Bledi Mane ka folur për lojën e konkurrenteve të Big Brother Vip3.
Ai ka komentuar edhe lojën e Ilnisës, të cilën e ka quajtur: “natyrë perverse, vajzë qejflie”, teksa tha se gazetarja mund t’u dhurojë shikuesve dhe skena me pullë të kuqe.
Ndërsa për lidhjen sak me Meritonin, Mane tha se e sheh në kuadër të lojës dhe se të gjithë çiftet në shtëpinë e madhe, i sheh për lojë.
“Ilnisa është një shpirt ilirë dhe i pavarur dhe e shoh pak të frikësuar në shtëpi. Herë guxon, tre ditë tërhiqet mbrapsht. Ilnisa është natyrë perverse në kuptimin e mirë të fjalës, është vajzë qejflie, do aventurën, udhëtimin, gazetarinë provokuese. Ilnisa është aty sepse njerëzit e kanë ndjekur në programet e saj, pro brenda duhet t’i heqi kornizat.
Marrëdhënia e saj me Meritonin është në kuadër të lojës, nuk besoj se aty ka ndonjë çift që dashuron në të vërtetë, në këtë shtëpi flas. Me aq sa kemi parë nuk ka grimca dashurie në ajër. Aty ka më shumë shkëndija mes djemsh, nuk jam homofob. Ajo shtëpi ka tension seksual mes gjinisë së njëjtë. Gjithsesi kjo është humane. Unë e dua Ilnisën siç ka qenë. Ajo edhe pak kohë mendoj se do shpërthej, ajo mund të na japë edhe skena me pullë të kuqe se e di që guximin i saj tejkalon edhe muret e shtëpisë”, tha Mane ndër të tjera.