Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Livornos në Itali, për drogë, Operacionalja arreston 28 vjeçarin nga Tirana (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Droga qe u kap ne Itali, per te cilen akuzohet Kojku

Arbër Kojku, 28 vjeç, është arrestuar nga Forca e Posaçme Operacionale pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Livornos në Itali, për trafik droge.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana bënë të mundur lokalizimin në rrugën "Muhamet Deliu"  dhe arrestimin provizor të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Arbër Kojku 28, vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar  pasi Gjykata e Livornos, Itali,  ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas në periudhën kohore 2017-2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka trafikuar për në Piza, Itali ,një sasi të madhe hashashi.  Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese