Një nga banorët më të preferuar të Big Brother Vip ka folur për herë të parë pa dorashka për raportin e tij me Luizin. Maestro ka zbuluar se nuk flet më me këngëtarin shkodran.
Teksa ishte i ftuar në “Pushime on top”, ai tha se Luizi nuk e ka uruar për ardhjen në jetë të vajzës. Sipas tij, do ishte e mirë që të liheshin pas hatërmbetjet dhe të urohej për bekimin që mori, por shtoi edhe se i ka bërë bllok fituesit të “BBV”.
“Do isha shumë i gëzuar nëse Luizi do më uronte për ardhjen e vajzës time në jetë. Është tërheqje vëmendje. Në gëzime dhe në hidhërime të paktën duhet të mos kemi hatërmbetje. Unë prisja një mesazh nga ai, pavarësisht bllokut që i kam bërë në Instagram”– tha Armaldo.