Françeska dhe Bardhi kanë pasur një debat me tone të larta mëngjesin e sotëm në shtëpinë e Big Brother Vip. Pasi këngëtari i tha se Sara është lojtare më e fortë se Françeska, kjo e fundit është revoltuar jashtë mase.
Sipas modeles, Sara nuk mund të quhet banore e fortë pasi deri më tani vetëm ka qarë për ish të dashurit dhe është lidhur me Bardhin.
Pjesë nga debati:
Franceska: Deri tani s’ta kena dëgju zërin. Nga sot e tutje do e shohim lojën e Big Brother. Do me loz ti, a je gati.
Bardhi: Mos se kam frikë, tani do qaj.
Franceska: Bëjmë lojë, kam pas respekt për ty Bardh. Vetëm mirë kam qenë me ty. Je treguar pa karakter do flasim ndryshe. Ke punë me mua, pa merak. Ta tregoj unë ty ca është edukata.
Bardhi: Je e vogël o Franc.
Franceska: Unë nuk jam si puna e Sarës, shiko mendjen e saj që ke në krahë. Unë flas për banorët që janë këtë shtëpi, ti mos ma përmend burrin se s’është në këtë shtëpi. Bëje provë.
Bardhi: Nuk ta përmenda Sara është shumë.
Franceska: Me ish-të dashurit e vet, ca tjetër ka bërë ka qarë për ish të dashurit, i kanë ardhur dronët. Kaq.
Bardhi: Ti qenke shumë e ulët a po të vjen marre.