Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

7 arsyet ku çalon “Paqja Fiskale”

Shkruar nga Newsbomb
7 arsyet ku çalon “Paqja Fiskale”
Revista Newsbomb

Nga Fatos Çoçoli

Ka falje fiskale (amnistia) dhe paqe fiskale. Janë të ndryshme. Falja fiskale përfshin 2.1 miliarde euro detyrime të prapambetura të biznesit ndaj Shtetit: taksa të papaguara, gjoba dhe kamatëvonesa. Paqja Fiskale nënkupton një marrëveshje të përkohshme mes shtetit dhe sipërmarrësve tatimpagues, që do të zgjasë 3 vjet 2026-2028.

Marrëveshja synon mbylljen e detyrimeve të prapambetura nga mosdeklarimi korrekt i fitimit dhe nga mosrregjistrimi korrekt i aseteve të tyre në tre vitet e fundit (2023-2025). Që të dalin të larë, sipërmarrësit i paguajnë Shtetit për diferencat një tatim prej 5 përqind.

 Falja fiskale, pra falja e detyrimeve tatimore është vetëm për një vit, këtë vit. Ligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” ka nisur zbatimin nga 1 janari 2026. Parashikohet që në këto 12 muaj të përfitojnë rreth 207 mijë tatimpagues, me detyrime tatimore dhe doganore të papaguara.

Tabela 1. Detyrimet e papaguara që trajtohen  nga falja fiskale

Detyrimet e papaguara (TVSH, Tatim-fitim, etj.)
para dt. 31 dhjetor 2014 falen plotësisht                                                               537 mln euro

Detyrimet e papaguara nga 1 janari 2015 deri më 31 dhjet.2020
falen 50% po e pagove me një këst                                                                         852 mln euro

Gjobat dhe kamatat nga 1 janari 2021 deri më 31 dhjet.2024
falen po e pagove detyrimin                                                                                       531 mln euro

Falen gjobat dhe kamatat nga 1 janari 2015 deri më 31 dhjet.2024
për detyrimet doganore                                                                                                               169 mln euro

Çfarë përfitohet nga falja fiskale...

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 53 të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Janar dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese