Hapësire reklamuese

Sporti

Autobusi i Romës mbërrin në Portin e Durrësit, "Sheratoni" brandohet me simbolet e ekipit italian

Shkruar nga Newsbomb

Autobusi zyrtar i ekipit të Romës ka mbërritur këtë të hënë në Portin e Durrësit. Dy ditë para finales së madhe të Conference League që do të mbahet në Tiranë, në stadiumin "Air Albania", autobusi i një prej skuadrave finaliste ka mbërritur.

Autoriteti Portual i Durrësit në koordinim me kompanitë e lundrimit dhe Policinë e Shtetit, po menaxhojnë situatën për të gjithë tifozët që do të zgjedhin rrugët detare për të ardhur në Shqipëri.

Edhe Mak Albania në Tiranë, ose ish-Sheraton siç njihet, po bëhet gati të presë Ekipin e Romës. Hoteli i njohur do të jetë keto ditë streha e romanëve, që vijnë ne Tiranë për finalen e Conference League, shkruan newsbomb.al.

Stafi mbështetës ka mbërritur në ish-Sheraton, që po brandohet me simbolet e ekipit italian. UEFA kanë zgjedhur këtë hotel për finalistët romanë, jo vetëm për afërsinë me Air Albania, por edhe për komoditetin dhe lehtësirat që ofron.

Hoteli Mak Albania, ish-Sheratoni është pjesë e Kastrati Grup.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese