Kryeministri Edi Rama ka folur edhe një herë për ndërtimet pa leje teksa prezantonin shërbimit satelitor në Shqipëri.
Rama tha se satelitët do të jenë një kontrollues i ndërtimeva pa leje, “që nuk ka as kushëri as parti”.
“Debati natyrisht i ushqyer me shumë urrejtje dhe mllef dhe për fat të keq dhe karakteristikën e debateve në përgjithsi kur argumenti dhe logjika janë të dominuara nga urretja dhe gjakimi i një lufte politike. Është një debat që niset nga një pyetje në dukje e thjeshtë, por si ka mundësi që ju i patë vetëm tani, po ku i kishit sytë ju. Edhe në pikën ku mua vetë më drejtohet si nuk e pe ti, këtë kullë dhe atë pallat.
Dhe ky debat për këtë temë ka një natyrë që lidhet me konkretësinë e grehinave të larta nëpër qytet dhe qytete, por në fakt lidhet me një marrëdhënie të shtetit në terren me ligjin dhe me qytetarët dhe interesin publik dhe korrupsionin.
Sa raste kemi dëgjuar që për një avlli për një cati ky zinxhir ka funksinuar. Më thoni një rast të një biznesmeni të madh dhe një abuzueesi të madh që ka përfunduar para gjykatës me një akuzë të ngritë nga prokurorët. I kanë munguar prokurorisë rastet, normal që jo. Policisë së Shtetit mund ti vemë mbi supe kritika sa të duam dhe të drejta, mund ti kërkojmë sa të duam me të drejtë, por nëse prokuroritë dhe gjykata në këto vite, do të ishin përgjigjur policisë për të gjitha rastet do kishim rezultate shumë më domethënëse në raport me rezultat domethënëse, por jo spektakulare.
Nuk është detyra ime të shoh kate edhe pse të gjithë jemi mësuar ti ndjekim këto procese. Por është e pamundur që të mbetemi pre e boshllëqeve të proceseve. Që për të funkisonuar si një makineri duan kohën e tyre. Atëhere për ata që na kanë përqeshur për saltelitët.Satelitet do jenë përgjigja për ndërtimet pa leje. Ne do të kemi një kryeinpektoriat në qiell, icili nuk ka parti dhe kushëri. Por ka një sy që i sheh të gjitha” tha Rama.
