Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Bardhi, babai i fëmijëve të mi”, Sara pas përjashtimit nga Big Brother

Shkruar nga Newsbomb
“Bardhi, babai i fëmijëve të mi”, Sara pas

Sara Gjordeni është përjashtuar mbrëmjen e djeshme nga spektakli i Big Brother Vip3 pas përplasjes agresive që pati me Franceskën.

Mbrëmjen e djeshme moderatori Ledion Liço i ka komunikuar Sarës vendimin si pasojë e veprimeve të saj të agresive gjatë ditëve të fundit, kur sulmoi fizikisht banoren tjetër Françeska dhe tentoi të futej bashkë me të në tualet, duke përdorur forcën fizike.

Pas përjashtimit nga BBV, Sara ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku falënderon të gjithë ata që e mbështetën.

Ajo ka sqaruar përplasjen me Françeskën duke thënë se reagimi i saj ishte një akumulim i 30 rasteve nxitjeje dhe ofendimeve.

Veprimi me Francesken ishte nje akumulim i mese 30 rasteve nxitjeje dhe ofendimesh te vazhdueshme sic edhe mesa shoh, eshte vene re edhe nga ju. Une nuk e mbaj veten per vajze e cila kam fjalor te pasur ofendimesh. Rritur ne nje shtepi me burra, arrita tek “veprat”. Te cilat, e pranoj nuk ishin te hijshme, POR, i qendrova fjales qe thash, se nuk do i falja me asnje ofendim. Per mua qendrimi i saj ne shtepi eshte i padrejte dhe reflekton gjykimin e PASOJES, jo te SHKAKUT, dhe peshku qelbet nga koka…”, shkruan Sara Gjordeni.

Po ashtu ajo ka sqaruar raportin me Meritonin, për të cilën qarkulluan disa lajme për afrimitetine  tepruar. Sara thotë se Raporti i tyre ishte miqësor dhe se i ka qëndruar pranë pasi ai nuk ishte mirë.

“PER MERITONIN ; Po shoh komente. TURP Une, Bardhi, Meritoni nese nuk e keni ndjekur 24/7 ishim i vetmi grup REAL ditet e fundit ne shtepi. Madje i vendosem emer : #PaPanik

Meritoni ditet e fundit ka qene mese i semure, me infuzione dhe pa imunitet, perpara prime pati edhe nje episod ku u ul ne toke ne dush dhe mendoi se i ra te fiket. Gjithashtu, U ndje i tradhetuar nga shtepia me situaten e rripit, ku as Ilnisa nuk i doli ne krah, e te vetmit qe i ndejten prane isha une dhe Bardhi. Kjo shpjegon afersine tone. Mendjeve perverse thjesht tju vije turp”, thotë Sara ndër të tjera.

Në lidhje me Bardhin ajo thotë se është “djali më burrë” në BBV, teksa e quan babain e fëmijëve të saj.

“SA PER BARDHIN Eshte djali me BURRE aty brenda! Babai i femijeve te mi dhe ASKUSH i trete nuk do lejohet te behet KURRE shkak i nje ndarjeje sepse cfare ndiejme une dhe ai ate e dime vetem NE

Njerezit te cilet kane besuar tek ne, ruajne nje vend te vecante ne zemren time dhe ju perulem per mbeshtetjen qe na paskeni dhene kur isha ne shtepi”, e mbyll Sara.

Reagimi i Sarës

[gallery size="medium" ids="792541,792542,792543"]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese