Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Alibeaj darkë me 20 deputetë demokratë, një ditë para mbledhjes së kryesisë nga Berisha

Shkruar nga Newsbomb
Alibeaj darkë me 20 deputetë demokratë, një ditë para

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar sot një takim informal me rreth 20 kolegët e tij demokratë. Takimi është mbajtur në një restorant në Tiranë, me pjesëmarrjen e emrave të njohur që nuk janë pozicionuar si mbështetës të Sali Berishës.

Takimi vjen vetëm pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, dhe vetëm pak orë para se Sali Berisha të mbledhë kryesinë e Partisë Demokratike për çështjen e kreut të grupit parlamentar.

Kujtojmë se Berisha e ka “shkarkuar” Alibeajn duke e akuzuar si një nga tre mbështetësit më të afërt të Lulzim Bashës, ndërsa në vend të tij ka thënë se do të vijë Luçiano Boçi.

Megjithatë për zyrtarizimin e ndryshimit të kreut të grupit parlamentar duhen votat e gjysmës së deputetëve demokratë në parlament.

Mësohet se në takim me Alibeajn kanë qenë deputetët Lefter Gështenja, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Seladin Jakupllari, Andia Ulliri, Saimir Korreshi, Zheni Gjergji, Dashnor Sula, Ilda Dhori, Ferdinant Xhaferraj, Eralda Tase, Helidon Bushati, Kastriot Piroli dhe Bledion Nallbati.

Përveç situatës në PD, në takim do të diskutohet edhe për çështje si reforma territoriale dhe ajo zgjedhore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll