Albi Nako është eliminuar mbrëmjen e së shtunës nga spektakli Big Brother VIP Albania 3.
Ai rezultoi më pak i votuari në një televotim të fortë, ku të nominuar ishin edhe: Romeo, Juli, Gazi, Meritoni, Bardhi dhe Fationi. Pas daljes tha se nuk donte të provokonte, pasi nuk është pjesë e karakterit të tij.
"Aty të bllokojnë, të injorojnë, për të të mos dhënë mundësinë për të luajtur. Ama tentova. Unë nuk jam ndjerë i provokuar dhe as nuk kam provokuar. E gjitha ishte skemë," tha Albi në studio.
Mirëpo, sipas Arbër Hajdarit, Albi nuk ka bërë asgjë në BBV, pëveç se ka ngrënë dhe ka pirë. Albi nuk e ka pranuar një gjë të tillë madje i është kthyer duke i kërkuar të mos flasë "rehat nga kolltuku".
Kujtojmë se “Primen” e kaluar, Sarës kur hapi kutinë e Pandorës, zgjodhi të dërgonte në nominim të gjithë meshkujt e shtëpisë.