Ka nisur mbledhja e demokratëve të cilët pritet të zgjedhin sot organet e reja drejtuese, ku Berisha ka mbajtur fjalën hapëse duke thurur lavde përpara të vetëve për protestën qytetare.
“Sot Këshilli ynë Kombëtar mblidhet në një nga kohërat më interesante të pluralizmit politik. Gjenerata e re ka shpërthyer në Shqipëri si një lëvizje liberatore.PD e cila zhvilloi një betejë epike për të mbajtur sovranitetin, ka mirëpritur dhe mbështetur këtë lëvizje të jashtëzakonshme.
Gjenerata Z ka në dy dekadat e fundit rekordet e beteja më të rëndësishme të fituara. ishte kjo gjeneratë që shpëtoi vendin nga mbeturinat e armëve kimike që i i solli Rama.Nuk ka forca në botë për të kundërshtuar të rinjtë” tha Berisha në fjalën hyrëse.
Teksa lideri demokrat mbante fjalën hyrëse të mbledhjes së sotme, është vënë re se një pjesë e të pranishmëve bënin fresk me erashka ose letra A4 në duar.
Një nga momentet kur demokratët bëjnë fresk:
Po ashtu, i pranishëm në mesin e dhjetërave demokratëve është dhe reperi Stresi i cili është dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, kreu i të cilit pritet të zgjidhet sot. Reperi i ndodhur nga rreshtat e fundit të sallës, është parë duke lëvizur shpesh në tentativë për të parë në sy liderin demokrat.
Reperi Stresi:
Gjatë fjalës së tij kryetari i PD-së, Sali Berisha, propozoi dy emra të rinj për t’iu bashkuar këtij forumi drejtues.
Bëhet fjalë për dy gra, Julia Emilin dhe Silva Hasën si kandidate për anëtare të Këshillit Kombëtar, të cilat Berisha i paraqiti emrat për miratim para anëtarëve të forumit.
Demokratët kanë vijuar me procesin e votimit, ku pritet që në vijm të zbulohen favoritët e zgjedhur për drejtues brenda radhëve të PD-së.
Postet të cilat pritet të ndryshohen mbahen nga Flamur Noka si sekretar i Përgjithshëm, Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi si nënkryetarë.
Siç ka raportuar dhe newsbomb.al, më 30 maj u zhvillua mbledhja për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ditë kur demokratët e vjetër “liruan karriget” e tyre për kandidatët e rinj, emrat e të cilëve janë mjaft të njohur.
Në mesin e tyre renditet djali i Sokol Olldashit, djalin e Azem Hajdarit, reperi Stresi (Arkimed Lushaj), vajza e Bujar Nishanit si dhe senatorja e senatit akademik të Universitetit të Tiranës, Desada Xhetani.
